Çaste poetike me poetin: Zymer H.HALITI

ZONJA BUZË DETIT…!?
——————————
Të shikoja nga larg zonjë elegante
e ti sytë i kishe drejtuar në kaltërsi
sa doja të afrohem asaj mesnate
të flsinim për librin tënd me poezi
Ajo natë shkëlqente me praninë tuaj
unë po pushoja ulur në një lëndinë
isha mysafir i ftuar ,sa kujtime ruaj
dhe ende në shpirt kam at bukurinë
Hëna nga lart herë dritën e shtonte
unë e ti të heshtur sikur bisedonim
ishte diçka mes nesh që na kujtonte
ditën kur bashkë poezitë recitonim!
Dhe kjo natë e ky bregdet na afroi
e ne pa fjalë njëri-tjetrin shikonim
nuk ishim të lirë dhe ky çast shkoi
sa keq që ne s’mund t’ bisedonim!
Por,unë prisja e prisja që të takoj…
vështroja rreth e rrotull si shqiponjë
por kur u afrova diçka më ndaloi…!
nuk ishe më ajo vasha, ishe zonjë..!
/QendraPress/