Çaste poetike me poetin;-Zymer H. HALITI

GJUHA SHQIPE

—————————-

Sa me ëndje ty të flas

dhe sa mirë të shkruaj

çdo armik le të pëlcas

përherë n’zemėr të ruaj.

Shkronjat tua janë të arta

edhe fjalët janë të zjarrta

kur marr librin të lexoj

sa shumë gjëra aty mësoj.

Mësova unë sa e shenjtë je

se nga Ilirishtja prejardhjen ke

gjuhë shqipe, gjuhë amëtare

ty të mësova në Abetare…!

Për Ty shkruan Fishta,Naimi

sa e këndshme,e ëmbel je

për ty kënduan Shkurtja,Iliri

ç’vlerë të madhe për ne ke.

/QendraPress/