Çaste poetike me poetin:Arjan BALLIU
Ninullë plagësh
—————————–
Lotët e shpirtit përzihen me lutje
Yjet këndojnë ninullë nga qielli i largët,
Ky shpirt i vogël do të fluturojë tutje,
Toka merr trupin, të gjallëve u le plagët
Plagë që do të shpërndahen nëpër erë
Të përkëdhelin çdo mashkull e çdo femër
Të hyjnë në çdo dritare e në çdo derë
Ti këndojnë ninullë, kujt s’foli me zemër
/www.QendraPress.com/