Çaste poetike me poetin;Bekim KELMENDI

Muzgmbrëmja sonte prapë më zuri
————————————————
Afshëm e përbotshëm në përqafimin tënd
Ndjeva që mendja mu bë erë, furi
Sakaq u ndjeva prap i rinuar si adoleshent
Pastaj tu luta ashtu nën përqafim
Të më falësh për të fundit herë
Një të vetëm , një të vetëm vallëzim.
Dhe filloi vallëzimi ynë në plotni
Yjet e natës na kishin rrethuar
Aq shumë shkëlqenim ne të dy
Aq sa edhe armiqtë na kishin zili.
Ah, në çdo hap, valsi na sillte një kujtim
Tërë ato takime nën të ëmblin përqafim
Si dy të rinjë të dalldisur në botën e paanë
Përfunduam vallëzimin dhe asgjë nuk thamë.
Pastaj si dy silueta u tretëm në rrethin yjor
Në galerinë e artit ngelëm si frymëzim
Duke kujtuar me ëndje të fundit vallëzim…
/QendraPress/