Çaste poetike me poetin:Çerkin BYTYÇI

MARSHIMET E NËNTORËVE

————————————————-

Disa kanarina nga Liqejt e Lurës

bashkë me të Valbonës e ato të Bunës,

motrave të Thethit një email u shkruan,

n‘Pashtrik të takohen marshin për t’filluar.

Edhe disa vëllezër nga Ujëvara e Cemit

me ata t’Batllavës, t’Lumbardhit e t‘Golemit,

luginës së Drinit me flatrat shpejtuar

morën zogjë të tjerë asnjë pa harruar.

Bilbilat nga Korabi sa me nxitim zbritën

me këngën e pandalshme nuse e bënë ditën.

Thëllëzat nga Koritniku e t‘bukurit e shkruar

n‘pikturën vjeshtore si kristale shtruar.

Të gjithë të ngazllyer n‘fluturim s‘u ndalën

shkuan të magjepsen me Sharrin e Prevallën.

Edhe n‘vende tjera t‘bashkuar udhëtuan

dhe rritës së Folesë me zemër iu gëzuan.

Marshimet nëntorëve nuk harrohen kurrë

hareshëm iu prinë shqiponja mbi flamur.

Vallëzimit i ngjajnë valëvitjet e tij

dyngjyrat rrezatojnë dashuri pa kufi.

/www.QendraPress.com/