Çaste poetike me poetin:Enver SAHITI

Shpërthim emocionesh
————————————–
Fishekzjarre emocionesh
shpërthyen këtë mbrëmje
fjeturazi duke e zgjuar botën
nga ajo amulli ëndrrash.
I dërmuar nga pagjumësia
Dhe mua m’rrëmbeu ktë natë
Ishte një dridhje e fortë nën ujë
E mbi sipërfaqe, valët valviteshin si uragan
Në atelen e artistit vezullim ngjyrash
Si dashuri e parë kur dridhjet si në filma ngacmojnë
Në fole pëllumbash e ngrohtë si aty
Kështu të lidhura dy zemra, si në pikturë, dashurojnë.
Nga libri im në dorëshkrim
“Lotët mbi buqetë”
/QendraPress/