NENA IME

——————————-

Nëna ime, ish zanë me huqe

Nëpër shtëpi këndonte si harabeli

Leshrat breshër përmbi supe

Kur gërshetin shplekste gjer te beli;

Nëna ime shtëpiake prore

Gatuaj e laj, plekste e shplekste

Si mbretëreshë e bletëve punëtore

Në mjaltë e kthente çdo gjë që prekte;

Nëna ime, perëndeshë e heshtur

Me buzën e bukur qesh e qaj

Herë si bora në majën e zhveshur

Herë si trëndafil në maj…

/www.QendraPress.com/