Çaste poetike me poetin;Hysen GRAJÇEVCI

PEZULL

———————–

Si ta nxjerr të pathënën

nga thinjat e tua bab’lok?

Si t’ia shprish heshtjen

lëmshit në boshtin e gjyshes?

Të janë ca akuj strehës të ballit…

një gulçim ke në gji…

Në brendi vargu…

Pezull fjala e kohëve rri!

/www.QendraPress.com/