Çaste poetike me poetin;Lulzim HAJDARI

Koha, zogu dhe unë!…

———————–

Zogu që u ndal tek pragu i dritares

I binte xhamit pa pushim,

E hapa me nxitim, thash ç’kishte

Në thellësinë e bebëzave të syrit, dallova dëshpërim.

Mu dhimbse shumë ky zog i bukur

Me flatrat e tij shumëngjyrëshe,

E pyeta se ç’kishte, shokët ku i kishte

Mes shpresës së humbur, asnjë tingull nuk nxirrte.

Kureshtja ime s’kishte të sosur

E pyeta ku e kishte folenë,

Në fund e hapi sqepin e tij të vogël

E duke i’u marrë fryma shpërthen!…

Kanë ikur, kanë ikur, e braktisën pyllin

Fushat me lule, folën ku kanë lindur,

Shtigjeve të panjohura u degdisën

E s’dihet këndej mẽ a do nisen!.

/QendraPress/