Çaste poetike me poetin:Lulzim HAJDARI

Servilizmi ves i poshtërsive

————————————-

Nën hijen e rënd të kolltukut, mbretëron turpi,

Ku fjala tretet në jargë e në lëvdata,

Kërrusen shpinat, përdridhen fytyrat,

Nën sjelljet e ulëta, nën ritmin e maskave.

Puthin duart e zhytura n’mëkate,

Premtojnë parajsën ku vetë në ferr jetojnë,

Në gjunjë rrinë, të qeshur t’përkulur mbi prapanicën e shefit

E shesin moral, dinjitet, sa poshtë kanë ra, veten se shikojnë.

Në çdo seancë, servili s’ka zë, veç ngre dorën

Hirarkin e njeh deri në zbërthim pantollonash,

S’ka mendim, as guxim me kundërshtu eprorin,

Kurse me më të vegjlit sillen si barbona.

Por,… populli sheh, edhe kur hesht

E historia nuk fal, i hedh në kosh k’ta tipa,

Jan më keq se pushtuesit famëkeq

E mjerë vendi prej tyre çfarë heq!…

/QendraPress/