Çaste poetike me poetin;Mark GJETJA
Ti je djepi im Kosové.
—————————
Ti je djepi im Kosové,
dua té përkundem i liré,
té qajé e té qeshé si fëmijë,
té puthé ballin tënd nè liri.
Të puthé gjoksin e plagosur,
ti fshijé sytë që derdhén lot,
ti lidhë plagët qé s’kanë të sosur.
erdhën djemtë ,zemrën barot.
Kosovë ti ëndërr e lirisë,
u kthyen trimat luftën ndezën,
rrugëve të botës qené degdisé,
u béne bashké e lidhen besën.
Djemtë e tu té veshën nuse,
në çdo rrugé,fshat e qytet,
té mbulojé vello e kuqe,
na e lanë té parët amanet.
Né çdo shtëpi e né çdo djep,
një dyfek nën jastëk,
një shqiponjë e lamè mburojé,
qé flamuri té valojé.
Si vullkan na lindi shpresa,
erdhi dita e lirisë,
boll na mbushén me varreza,
erdhi ora e shqiptarisë.
Në kufij té ngremë një muré
qé té mos kapërcehet kurrë,
se do derdhet gjaku gurré,
do luftojmë gru e burrë.
/www.QendraPress.com/