Çaste poetike me poetin:Maxhun OSMANAJ
Ca taka të një zonje
—————————————–
Ca taka mbi trotuar rrapëllonin
Më zhyten n’ vëmendjen e tyre nga një ballkon
Nga një erë zonje sikur më ftonin
Dhe një parfum të këndshëm ma lëshon.
Me sy shigjetarë e ndoqa
Ajo ma lëshoi një përshëndetje” Buona domenica”! *
Ta ndiqja pas me mendje u përpoqa
Ajo sikur n’heshtje mê foli: unë ika!
Një diell i kësaj dite moshën ma tregoi
Dëshirat e shpirtit dhe etjen, mos i varros!
Sa përmallshëm ai kujtim, para syve më parakaloi
Përshëndetja, parfumi dhe takat nga shpirti nuk i zhvendos!
/www.QendraPress.com/