Çaste poetike me poetin;Nexhat REXHA

NË QETËSI
—————————
Nata vjen ngadalë me yjet
ne mes dritës dhe hënës
frikshëm torturon fluturimin nga erërat
ne boten e akullt
për dashurinë ne ardhje
Atje ku vonimi kapërdinë ajrin
si vesa para lindjes diellore
kur shkrinë freskinë për aromën mëngjesore
në sytë e ngazëllyer
puthen faqet e sythave te luleve pritje
Koha lëvizë ne kërkim per fjalët e shkruara
te Arnold von Harffit
për bredhjet buzëdetit
e faunën virgjërash
aty ku udhëtarët pushtojnë bujtinën udhëkryq
Notesi ruan kujtesën e kriposur
përtej dallgëve trazim në ndjekje piratesh
Ai kujdesshëm shpalose pamje muranash
ne misteret e gurëzuar pa emërtime brezash
dhe ruan lëngatat n’sofistikim arkivash
Heshtjet ne qetësi bluajnë
numëroret e frazat ne fletët pikturë
me akuarelin e dashurisë për vringëllimat në fushëbetejat e Krujës
për t’i dhënë zemrës festën pavdekësi
/www.QendraPress.com/