Çaste poetike me poetin:Qazim THAÇI

E si të vazhdohet me jetua

——————————–

Pulëbardhat tash e sa dimra i mungojnë  

Lumëbardhit në Prizren.

Kurse dhembja e shpirtit secilin mot,

 bëhet si një plagë e re.

Dashurisë a mund t’i ngjitet 

emri i kohës së kolerës apo??!!!

Emri i sajë është dielli shpëtimtar

E si nuk ja dhashë një kujtim asaj dashurie

Sall për hatrin e syve të sajë

E  për dhembjen e tim Eti

Kur rikujtojë rriten time

Më shumë si një relikt kohe

Për dashurinë e madhe të jetës

Kur nuk u sosen këto rrugë

E nuk u ndal kjo frymë

Sikur agu që del në Pashtrik

E hëna  që mbytet në Dri.

E si të vazhdohet me jetua.

Kur më besës nuk i besohet

E fjala e ka humb kuptimin

Si një pikë ujë në deti.

Marshimet e shpirtit nuk kanë

Më shtegtim………

/QendraPress