Çaste poetike me poetin:Qazim THAÇI

At-dheut oxhaku kurrë s’ju rrëzua.
——————————————-
Flaka e lirisë,na ngrohë si ‘’dielli me dhëmbë’’.
Me këngë krahaqafë anës Drinit duke dëgjuar.
Zërin e dëshmorëve që na vije nga mermeri i ftohtë.
Me ankthin se ka ikin këta djem të ri o i madhi Zot?
! & & &
Kodin e jetës s’di si me shifruar me rininë e vendit tim.
Pashtrikut me derën e madhe të lirisë thera të Bogdanit
Nuk mujmë me qit, as dyerve të Kastriotëve dry nuk i vihet
E Pikëllimës ja shtrojmë sofrën e zemrës me mallin për liri.
& & &
Shtëpisë së madhe të At-dheut oxhaku kurrë s’ju rrëzua.
As anës Drinit jehun e këngës kurr s’mujtëm me shua.
Tek Ura e Fshejtë besën e mitit ende se kemi përtëri.
Me besën burrit, e nderin e gruas jemi flamurtar për liri
. & & &
E si ta ndal dashurinë e këtij vendi kur nxehemi.
Nga ‘’dielli me dhëmbë’’e besëlidhjes i bëjmë hile.
Nga Prizreni deri në Berlin, për ti dhënë frymë.
Kësaj toke duhet të bëhemi Ante,se gjaku i dëshmorëve
Këtë amanet na e la për vete e për At-dhe.
Ku vazhdojmë të ecim në zjarrin e kujtesës.
Me plot prush e mall për flakën e lirisë. /www QendraPress.com