Çaste poetike me poetin;Qemal Mehmeti

PËRTEJ KOHËS
Në mëngjes sapo i hapi sytë,
celularin e kërkoj,
çfarë të reja ka në botë,
me shpejtësi dua të mësoj.
Hapi facebook-un, twitterin,instagramin
tik-tokun, e- mailin ,…
Pashmangshëm në google eksploroj,
lexoj lajmet nëpër portale ,
e gjithë kjo më është bërë rutinë,
më është bërë virale.
Fake nwes gjithandej,
krizë andej e krizë këndej,
nguti, stres, pandemi…
Sharje ,Fyerje,
tradhti, atdhedashuri,
katastrofa klimatike,
vrasje, tmerr,
papunësi…
Aç shumë lajme apokaliptike,
sa pak bardhë
e aç shumë zi,
varfëri në sofër,
varfëri në shpirt,
në fund të tunelit
sa shumë pak dritë.
Për një çast i mbylli sytë,
nëpër kohë filloj të lundroj,
fëmijërinë ta takoj,
atëherë kur lodroja nëpër lëndina,
kur fushave dhe maleve bridhja,
këngës dhe valles kur ia hidhja,
atëherë kur nuk dija ç’është mik e armik,
kur mendoja se të gjithë në botë flasin
si unë shqip,
atëherë kur çdo gjë më shkonte për së mbari,
atëherë kur nuk dija
ç’është teknologjia,
aç më pak ç’është celulari.
Kthehem prapë në kohë dhe kërkoj,
kërkoj të kthehet lumturia,
por një zë nga brenda seç më thotë:
Mos kërko aç shumë në jetë,
vetëm përtej kohës gjendet lumturia e vërtetë!
Prizren
05.10.2021