Çaste poetike me poetin;Syhejl HAVOLLI 

KËNGA DHE JETA

——————————————————

Secila ditë po më agon

Me dritën e syve tu

Livadheve të dashurisë

Lulet kanë marrë

Ngjyrën e buzëqeshjeve tua

Me ato ngjyra

Dua ta shkruaj këtë këngë

Për sytë tu gështenjë

Për dashurinë që na bashkoi

Secilën ditë

Kënga dhe jeta

Po marrin hov

Drejt shtigjeve të dritës. 7 shtator 2022, Velipojë