Çaste poetike me poetin:Xhemkadri KASTRATI
MOS LOZ ME MUA
————————
Shoh se çdo ditë e ndërron mendimin
Herë bëhesh se më donë e herë thua ik
Ngatërrohem dhe s’ia nxjerr kuptimin
Ta them atë që dua vërtet e kam frikë!
Me mua bën lojëra, je gogja e zgjuar
Unë të besoj, shpesh dhe ta bëj qefin
Kështu dhe mendjen ma ke turbulluar
S’kam njeri t’ia shpalos tërë mllefin.
Mos vazhdo të lutem, me lojëra ndalo
Çka ke në zemër, pse ate s’ma thua
Që ta letosh shpirtin, me to mos jeto
Nuk hidhërohem, me ty jam mësuar!
Shoh se heziton ti, akoma n’dy mendje
Përcaktohu të lutem, merre një vendim
Mendo atë kohë kur pas më ngarendje
Ti je, më thoje shpesh, “shpëtimtari im”!
Mos i kthe shpinën engjëllit të shpresës
Shoh që po e bën por do të pendohesh
Mua më thua, hei, ti ke kohë të presësh
E ty t’pret tjetri, kujdes t’mos vonohesh!
Rregullisht m’ke thënë ti je shpëtimtari
Çka unë s’të ofrova që dashtë një tjetër
Shko të lutem shko, shko ke gënjeshtari
Por shpejt do jesh veç një leckë e vjetër!
/www.QendraPress.com/