Çaste poetike në fillim jave me poetin:Kujtim HAJDARI

HAPNI DYER E DRITARE
————————————
Në heshtjen e verbër të natës, kur lindin,
Ëndrrat marrin fluturim dhe ndezin dhe qiellin,
Me flakën si pishtarë na çojnë drejt të fshehtave,
Edhe pse shumë zbehen – na lënë ngrohtësinë e ëmbël.
Ndodh të ëndërrojmë shpesh nën yjet e ndezur,
Të ndjekim jetën në sfilatën e saj mahnitëse,
Në kopshtin e shpresës të larë nga hëna e argjend,
Të fluturojnë hapat drejt një të ardhme plot dritë.
Ëndrrat janë si fara në kopshtin e mendimit,
Që zënë rrënjë thellë e rrezatojnë dëshira pafund,
Mos qajmë pse koha i përfshin ca me ciklonet e harresës,
Ato prapë, si yjet kur digjen, lënë dritën e vetëflijimit.
Lënë dritën për ne, të gjejmë shtegun përmes errësirës,
Kur lëkundemi e humbasim në detin e trazuar të mendimeve,
Të shijojmë aromën e polenit ku xukat e dehet bleta punëtore,
Të mrekullohemi nga ngjyra e petaleve ku fle dhe rrezja e diellit.
Pra, vazhdoni të ëndërroni dhe lërini të fluturojnë drejt qiellit
Për ëndrrat, miqtë e mi, hapni dyer e dritare,
Edhe pse jo të gjitha ëndrrat s’do ta gëzojnë pranverën,
Do t’na hapin semaforët dhe në kohë të vështirë.
/QendraPress/