Çaste  poetike nga:Qazim THAÇI  -Nata nuk ka besë,kur ditën e mbarësojmë me mashtrim

-Nata nuk ka besë,kur ditën e mbarësojmë me mashtrim

Nëpër shteg zanash të vrapueses së Prizrenit

Masim mallin për ata burra të besës e fjalës

Kur  i thanë Jo robërisë së Atdheut ,se dielli ju duhej

Për të emërtuar dashurinë  për fëmijët e tyre.

A mund ta ruajmë gjithë  këtë dashuri si amanet?

A mund  ta vrasin tradhtinë si obligim për kombin?

Sepse vjeshta e vonë  nuk bëhet pranverë e shpresës

E  as pranvera  nuk mund të bëhet ëndërr e ardhmërisë

Kur gurin e e besës e ruajmë si erë ftoi në arkën e Nanës

E në librat e shenjtë lexojmë për sytë e nuseve që mbeten pa burra

Kur me këngët e kurbetit i bëjmë himne në dasma

E në mort ruajmë codin e këngëve të shpirtit si shpëtim

Nata edhe nuk ka besë,kur ditën e mbarësojmë me mashtrim

Për codin e jetës  vetëm një vendim ka mbetur e do mbetet Kanun.