Çaste poetike të së shtunës me poten;Bukurie Buçpapaj

Mall që vargëzohet me lot…..
———————————-
Deti sot pak sa i trazuar
S’ka diell e ka vranësirë.
Megjithse s’mē ka penguar
Notoj mbi valê me plot dëshirë.
Pêrplasen dallgët në breg
Sikur janë tërbuar për çudi
Dielli sot i ka fshehur rrezet
Peisazhi ka marrë ngjyrë gri.
E apasionuar me kaltërsinë
detore
Me ujin e kripur me rërën e ngrohtë .
Muzika në sfond e bën madhështore
Këtë ditë shtatori që duket pak e ftohtë.
Kjo kohë disi po ndryshon vazhdimisht.
Doli dielli tek sa vargëzoj muzën në varg.
Mua nuk më pengon kjo asbsutisht
Vazhdoj notëroj mbi ato valë aq larg .
Mua më mjafton jam në timin atdhe.
Këto ditë më kujtojnë rininē e hershme.
Më merr malli për rërēn , detin e për këtë dhe.
Malli për vatanin tënd ngelet e përjetshme.
Ti je dashuri që mē fle mbi rreze
Brenda damarēve të venave të mi
Kam skalitur për jetė tē jetēve
Brenda shpirti e zemre : të dua
Shqipëri…..