Çfarë turpi, si paska mundësi që krimineli të jetë i pafajshëm ndërsa viktima të akuzohet si fajtor?-Shkruan;Skënder MORINA,prof.

Çfarë turpi, si paska mundësi që krimineli të jetë i pafajshëm ndërsa viktima të akuzohet si fajtor?
A ka turp më të madh sesa ju zotëri Borrell të mbani anën e kriminelëve të luftës e të mos mbani anën e së vërtetës e viktimës në këtë rast shteti të Kosovës?
E keqja e madhe është se ndërmjetësuesi, Borrelli në kët rast nuk po e njeh shtëpinë e vjedhur të shkatërruar të plaçkitur e të mbushur përplot varre nga krimineli, hajduti e plaçkitësi e minuesi i shtëpisë së Kosovës, krimineli Vuçiç e shteti gjenocidial i Serbisë, por ende po mendon se shtëpia e përgjakur e djegur e dhunuar e plaçkitur i përket kriminelit e jo të zotit të shtëpisë, Kosovës dhe kryeministrit Kurti që po mundohet t’a riparojë shtëpinë e t’i shërojë plagët që ia shkaktoj krimineli, vrasësi piromani e dhunuesi në kët rast shteti gjenocidial i Serbisë dhe ministri i propagandës dhe informacionit të kriminelit Millosheviç, krimineli Vuçiç.
Pa u pranuar krimi dhe dënuar krimineli pa ja marrur armët e krimit e detyruar të paguaj për të gjitha dëmet dhe krimet që ja shkaktoj trupit të Kosovës dhe kombit shqiptar nuk mund të ket paqe afatgjate e të ardhme në paqe të rajonit të Ballkanit.
Së pari bindeni veten t’uaj e pastaj shtetin tuaj dhe vendet mos njohëse të BE-së, se Kosova është shtet sovran dhe demokratik dhe vendos ligjshmërinë në të gjithë territorin e saj pa diskriminuar asnjë qytetar të shtetit të vet. Zotëri Borrell ata që mbajnë anën e krimit dhe të kriminelëve s’mund të quhen ndryshe përpos KRIMINEL.
’
’…shkruaan prof Skender Morina,shkruan nga Munihu i Gjermanisë./qendrapress.com/.