Çitaku: Mesazhet e Presidentit Clinton duhet marrë seriozisht, këmbana e fundit për ne

                      Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Citaku, ka thënë se mesazhet e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, duhet marrë seriozisht dhe se kjo është “këmbana e fundit për ne”.Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku ka thënë se Kosova nuk ka pasur kurrë mbështetës më të madh se Presidenti Clinton, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Është momenti i fundit që ta ndalim trenin e marrëzisë. Mesazhet e Presidentit Clinton në Tiranë duhet marrë seriozisht. Këmbana e fundit për ne. E Kosova nuk ka pasur kurrë mbështetës më të madh se Presidenti Clinton”, ka shkruar Çitaku.Ndryshe, Clinton, ka folur për zhvillimet në veri të Kosovës, gjatë fjalimit në Tiranë.Clinton ka dhënë një porosi për Kosovën, duke shtuar se asnjë çështje politike s’mund të avancojë kur ka tensione.“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që do doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato 4 qyteza në të mirë serbëve, për t’u dhënë 4 kryetarë më tepër kështu që mendoj se tani kam bërë një gabim që të votoj. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tashmë në shumicë, që të përpiqen të përfitojnë nga momenti për të paraqitur argumentin e tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është të ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështjen e madhe politike mund të avancohet duke pasur tension? Ka njerëz që jetojnë, kanë nevojë të kenë një qeverisje të denjë dhe qytetarët kanë nevojë t’u thuhet të votojnë”, tha Bill Klinton.