Çka e nxiti djalin ta vrasë nënën e tij? Flasin qytetarët në Pejë

                        Janë zbuluar detaje të reja në vrasjen makabër që ndodhi të premtën pasdite në lagjen Kapishnicë të Pejës, ku dyshohet se djali ka vrarë nënën e tij.Aktualisht, në vendin e ngjarjes nuk ka ndonjë zyrtar policor apo të forenzikës, raporton T7, shkruan gazeta online Reporteri.net.“Janë larguar Policia e Kosovës. Nuk ka as ekipe të Forenzikës. Nuk ka asnjë person zyrtar këtu. Policia e Kosovës ka thënë se ka mbledhur të gjiha materialet lidhur me rastin, por ende s’mund të dalin me një qëndrim”.Ndërkaq qytetarët kanë dhënë informacione të pakonfirmuara lidhur me motivin e vrasjes.