Damka kërkon ndarjen e parave për tërmetin në Turqi, Kurti: Do të diskutoj me ministrat e tjerë

                   Sot Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën janë marrë disa vendime, e ndër to edhe ndarja e një shume të parave për Turqinë pas tërmetit që ka ndodhur atje.Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, në këtë mbledhje ka kërkuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të ndajë një shumë parash për t’u solidarizuar me popullin turk.“Qeveria jonë të miratojë një shumë për t’u solidarizuar me popullin turk dhe objekti i Qeverisë të ndriçohet me ngjyrat e flamurit turk”, është shprehur Damka.Ndërsa, kryeministri Kurti ka thënë se qysh në mëngjes ka marrë iniciativën që ndërtesa e Qeverisë të ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Turqisë.Sa i përket kërkesës së ministrit Damka, Kurti ka thënë se do të diskutojnë bashkë me ministrat e tjerë se çfarë mund të bëjnë në këtë aspekt për të ndihmuar popullin turk.“Unë sot qysh në mëngjes kam marrë iniciativë që ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndriçohet me pamjen e ngjyrat e flamurit të Turqisë e njëkohësisht edhe me ministrin Mehaj, me ministrin Sveçla, me ministrin Murati do të diskutojmë se çka mund të bëjmë shtesë për të ndihmuar njerëzit të cilët u goditën në mënyrë kaq tragjike e fatale nga ky tërmet i jashtëzakonshëm”, tha Kurti.