Datat 5,6 dhe 7 mars nuk janë  vetëm data në  kalendar, janë  data që ndryshuan jeten në Kosovë

              Në sallën e  Kuvendit të Prizrenit, ftuar nga  kryesuesja Antigona Bytyçi  e ku ishte , nënkryetari i komunës, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, FSK-ja  Policia e Kosovës  ,Konsulata Turke,ish kryetari i parë  i komunës  Kadri Kryeziu  kleri fetar përfaqësues të Asosacioneve   të ndryshme, kuvendarë e  të respektuar  si drejtorë të ekzekutivit dhe   kompanish dhe të tjerë, mbajtën  mbledhjen solemne  në  përkushtim të  Epopesë së  UÇK-së  dhe në  përkujtim të  familjes  legjendare e komandantit Adem Jashari.

Fillimisht të pranishmit i përshëndeti kryesuesja Antigona  Bytyçi,Ku  pastaj fjalën ia dha  kryesueseve të  grupeve  të  kuvendarëve  duke  filluar me  Karanfil Haxhillari, nga  LVV.Adrit Krasniqi nga  PDK-ja .Përfaqësuesi nga LDK Marin Përgjokaj, përfaqësuesi nga  AAK Agim Muçaj Derisa nga  NISMA fjalën e rastit  mbajti Shukri Quni. Nga komuniteti turk  ka  përshëndetur Ertan Simtiqi.Kurse nga  komuniteti  boshnjak përshëndeti Sead Arifi.

Në emër të komunës  përshëndeti nënkryetari Kujtim Gashi, edhe në emër të  krytarit Totaj  tha se  sot jemi këtu të përkujtojmë njërën nga  betejat më të lavdishme ët UÇK-së, ne  Yemer të  Drenicës  në Prekaz  u ngrit një shtëpi  lirie, data  5 , 6 dhe 7  nuk janë ditë  të thjeshta në  kalendar, por  janë datë që ndryshuan jetën në  Kosovë. Sot , kur jemi këtu të lirë duhet të  përkujtojmë familjen Jashari  dhe  UÇK-së dhe partnerëve  ndërkombëtar.. tha mes tjerash nënkryetari/