Debatohet për projekt strategjinë sigurinë në institucionet edukative arsimore të komunës së Prizrenit

Në debatin për projekt strategjinë sigurinë në institucionet edukative arsimore të komunës së Prizrenit, fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur Ymer Berisha,e ku ishte e pranishme drejtoresha e DKA së Luljeta Veselaj Gutaj dhe Reshit Kushaj, kryetar i këtij komisioni dhe stafi tjetër i DKA-së. Prezentë ishin edhe udhëheqës të policisë kryetar Bashkësive Lokale dhe pjesëtarë të bizneseve .
Pjesë të këtij projekti ka njoftuar drejtoresha Luljeta Veselaj Gutaj, e cila me këtë rast ka sqaruar edhe lidhur me rëndësinë që ka ky projekt strategjik duke filluar nga higjiena si dhe arritjet e aplikacioneve onlajn, pastaj lidhur me mbështetjen e stafit mendor dhe përkrahjet tjera., Siguria e transportit, parandalimin e abuzimeve me substanca , si dhe të tjera nevoja që i duhet për siguri të nxënësve në shkollat tona.
Inserte
Vlera Karavidaj,ky dokument na ndihmon të bëhen planet e sigurive në shkolla, kam një propozim edhe infrastruktura për nxënës më aftësi të kufizuara.
Bashkim Rakaj , punëtor social, është për tu lavdëruar ky veprim, Së pari çështja e sigurisë duhet të kemi një oficerë sigurie, dhe strategjie e të ushqyerit në shkolla. Ku lidhur me këto sqaroi Reshit Kushaj, i cili tha se kemi trajnuar disa nga personat përkatës në këtë drejtim. Mejdi Krasniqi, Tringa Kasëmi ngritën disa çështje të rëndësishme. Shqipe Shatri,kapiteni Xhevdet Mrasori sa i përket strategjisë tha se ka mjaft arsye që aty që janë në shërbim të sigurisë, pastaj foli edhe sigurinë në shkolla. si dhe kërkoi afatet kohore të strategjive. Simon Veseli,i cili tha se për fëmijët përgjegjësi është edhe prindërve si dhe mësimdhënësve.
Pastaj edhe komandanti i policisë veri Haxhi Kabashi, dha sqarime shtesë në kët projekt strategjie
Linda Simitqiu diskutuan. Pas këtyre diskutimeve drejtoresha Luljeta Veselaj Gutaj pastaj ka dhen sqarime shtesë. Edhe Reshit Kushaj sqaroi lidhur me këtë strategji.