Deklaratë për media! Një paralele tragjike – Kosova nuk duhet të ndjekë rrugën e Armenisë –Nga;Hisen BERISHA, deputet i PDK-së

Sot, po bëhemi dëshmitarë të një zhvillimi të rëndësishëm që e rrezikon seriozisht të ardhmen e Kosovës. Me tërheqjen e letrës së Serbisë për tërheqjen nga Marrëveshja e Brukselit me aneksin e Ohrit, (Emisari Lajçak jep lajmin: Serbia ka tërhequr letrën e Bërnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit), presioni për implementimin e kësaj marrëveshjeje tashmë bie mbi Kosovën. Fatkeqësisht, Kryeministri ynë ka rënë dakord për një marrëveshje të dëmshme dhe antikushtetuese, të cilën po e zbaton në heshtje, nën maskën e shtrirjes së “sovranitetit” në veri. Kjo marrëveshje e fshehtë, në bashkëpunim me Vučić-in, synon të rikthejë serbët në institucione dhe të krijojë Asociacionin (autonominë) e komunave serbe, ndërsa në të njëjtën kohë paraqitet si një fitore për të dyja palët. Implementimi i kësaj marrëveshjeje do të ndodhë në një mënyrë shumë perfide, duke pretenduar se po hiqen sanksionet që do t’i shtohen Kosovës, dhe në fund do të shërbejë për të dhënë përshtypjen se është një fitore për vendin tonë. Por në të vërtetë, ky është një akt tradhtie që minon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Jam i bindur se kryeministri po përpiqet ta ndajë përgjegjësinë për këtë tradhti me një partner të mundshëm në qeverinë e ardhshme, për të zbutur pasojat politike të vendimeve të tij të dëmshme. Për të kuptuar më qartë këtë situatë, le të hedhim një vështrim mbi historinë e kryeministrit të Armenisë, Nikol Pashinyan. Siç dihet, Pashinyan u burgos në Azerbajxhan për kontrabandë dhe drogë, ku edhe u rekrutua. Pas lirimit të tij, ai u prit si hero në Armeni dhe më vonë nisi një karrierë me protesta që zgjatën për 20 vjet, deri sa erdhi në pushtet. Pasi mori detyrën, ai ndërmori një veprim të papërgjegjshëm duke sulmuar Azerbajxhanin. Rezultatet ishin katastrofale për Armeninë: rajoni i Karabahut u humb, ekonomia armene pësoi një humbje prej 4.6 miliardë dollarësh, dhe ushtria armene u shkatërrua nga sulmet e Azerbajxhanit. Tre vjet më vonë, Pashinyan dhe Aliyev (udhëheqësi i Azerbajxhanit) u takuan, dhe fjalët e tyre ishin: “Ne u kompensuam.” Kjo histori është një paralajmërim për Kosovën. Nuk mund të lejojmë që vendi ynë të ndjekë të njëjtën rrugë të dështimit dhe humbjes, siç ndodhi me Armeninë. Është e qartë se Kosova po drejtohet drejt një skenari të ngjashëm, dhe ne duhet të veprojmë menjëherë për të ndaluar këtë rrugë të rrezikshme. Unë, së bashku me Partinë Demokratike të Kosovës, jemi të vendosur të punojmë për të ndaluar këtë tradhti dhe për të mbrojtur interesat e Kosovës. Bashkë do të mbrojmë Kosovën!/www.QendraPress.com/