Denimi eventual i Hashimit me shokë, është pikënisja e zhbërjes së shtetit të Kosovës

Mënyra se si Gjykata Speciale rrëzoi mocionin e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së, është e mjaftueshme për me kuptuar qëllimin djallëzor të k’saj gjykate.
Kjo gjykatë me hapa të sigurt po ecën drejtë realizimit të synimeve të Serbisë, argatëve të saj në Kosovë dhe atyre që e sponsorizuan këtë gjykatë.
Kam pritur si qytetarë i Kosovës nga Shqipëria për të dhënë kontributin e saj në mekanizmat ndërkombëtar për ta demantua skenarin dhe skenaristët e themelimin e k’saj gjykate, mirëpo po shihet se edhe atje ka pasur fjalë këputi dhe retorikë boshe patriotike.
Nga Kosova nuk është se kam pritur për me bë diçka rreth të vërtetës për këtë gjykatë, sepse këtu kemi të instaluar një regjim me mbetje sllave, të cilët kanë bashkëpunua me Serbin dhe këtë gjykatë me dosje falsifikuar dhe gjetjen e dëshmitarëve të rrem kundër krerëve të UÇK-së.
Dënimi eventual i Hashimit me shokë, është pikënisja e zhbërjes së shtetit të Kosovës, për të cilën po angazhohet Serbia dhe qeveria kuislinge e Albinit.
Zafa
/QendraPress/