Dështimi në PISA, “ORCA”: Katastrofë arsimore në Kosovë, analfabetizmi funksional në rritje

                             Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim “ORCA” ka reaguar pas publikimit të rezultateve në testin PISA për vitin 2022, ku Kosova  është renditur pothuajse në vendet e fundit.Kjo organizatë shpreh shqetësim për këto rezultate, duke ngritur alarmin për rritjen e analfabetizmit funksional në Kosovë.“Me shqetësim të madh, por të pabafesuar pranuam rezultatet e PISA 2022 të cilat u publikuan para 1
ore në Paris nga OECD. Kosova ka shënuar rënie si nga rangimi ashtu edhe në performancë.Në vitin 2018 morën pjesë 74 vende dhe Kosova renditej e 72-ta ku 66% e nxënësve shënonin performancë të dobët, ndërkaq në vitin 2022 morën pjesë 80 vende dhe Kosova renditet e 79-ta pra e parafundit, ku 72.9% të nxënësve shënuan performancë të dobët.

Analfabetizmi funksional është rritur fatkeqësisht, numri i nxënësve që nuk kuptojnë të lexuarit, nga78% sa ka qenë në vitin 2018 është rritur në 83% në vitin 2022. Në matematikë kriza është thelluar,nxënësit kosovarë që kanë performuar nën nivel janë rritur nga 76% sa ishin në vitin 2018, në 85% në vitin 2022. Ndërsa në shkencë nga 76% në vitin 2018, numri i performuesve të dobët është rritur në 79% në vitin 2022”, thuhet në reagim.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se ka më shumë se një faktor që ka ndikuar në këtë rezultat të dobët, shkruan gazeta online Reporteri.net.“Nuk mund të them se cili saktësisht është një fajtor por ka më shumë sesa një faktor që ka ndiku në këtë rezultat për një kohë të gjatë tashmë.”, tha ndër të tjera Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një konferencë për media.Ajo ka përmendur ndër të tjera edhe problemet me mësimin gjatë pandemisë.