Dështon për të 30-në herë konstituimi i Kuvendit.

E dhe sot,ka dështuar për të 30-në herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, në mungesë të kuorumit për themelimin e Komisionit zgjedhor që do të mundësonte votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit. Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari tha se në mungesë të kuorumit për themelimin e Komisionit ndërpritet seanca. Vetëm 52 deputetë kanë votuar pro, kundër nuk ka asnjë, abstenim nuk ka asnjë . Seanca e radhës do të mbahet më 13 qershor, në ora 11:00. Ndryshe, seanca sot nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, i cili ndërroi jetë të martë, më 10 qershor