Dhjetëra miliona euro dëme nga vërshimet në Skenderaj: Në Llaushë shumica e urave të dëmtuara – të hënën hapet fondi emergjent

Komuna e Skenderajt është prekur jashtëzakonisht shumë nga reshjet e pandërprera të shiut ditëve të fundit.Dëme të mëdha janë shkaktuar në rrugë, ura, në ekonomi familjare, biznese e toka bujqësore, shkruan Reporteri.net.Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, ka thënë se dëmet vetëm në infrastrukturë janë disa milionëshe.“Tri ura në fshatin Llaushë, të dëmtuara rëndë, janë tërësisht jashtë funksionit. Ekipet me mjete të rënda janë duke u munduar të krijojnë alternativa për qarkullimin e qytetarëve”, ka shkruar ai, ndërsa ka publikuar dhe një video në Facebook. Kryetari Nura ka treguar se sot në mëngjes ka mbajtur takim me drejtorët komunal dhe përllogaritjet flasin për dëme dhjetëra miliona euro, shkruan Reporteri.net.“Nga takimi i mëngjesit të sotëm me drejtorët komunal, pas një pune kolosale gjatë ditës së djeshme deri në mesnatë, nga të gjitha ekipet e Shtabit Emergjent, rreth raportimit të vlerësimit fillestar të dëmeve nga vërshimet në zonat e prekura, me qindra familje që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi, me qindra biznese e sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore, ku përllogaritjet flasin për dëme në vlerën e dhjetëra miliona eurove”, ka shkruar ai.