Diell e vranësira sot, temperaturat deri në 13 gradë

                        Të enjten orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave paraqiten kushte për mjegull. Ditën do të mbajë mot kryesisht me diell, por i ftohtë. Temperaturat minimale zbresin deri në 1C e 4C, ndërsa maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 11C e 13C, njofton Prishtina Weather.Vranësirat përfshijnë vendin sërish ditën e premtë, ku priten edhe të reshura shiu, që do të jenë më intensive orëve të mbrëmjes, të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë.Reshje bore priten viseve malore, por se me ulje të temperaturave fjolla bore mund të priten edhe në pjesë më të ulëta.Temperaturat nga 13C, të premten, zbresin në 3C e 4C të shtunën. Në fundjavë do të ketë edhe vransira dhe diell, e nuk përjashtohen mundësi edhe për ndonjë rrebesh bore.