Dita Botërore e Mësuesit, mësimdhënësit në Kosovë i gjen pa paga e me kredi 
Dita Botërore e Mësuesve, e njohur edhe si Dita Ndërkombëtare e Mësuesve, është një ditë ndërkombëtare që mbahet çdo vit më 5 tetor, që nga viti 1994, e cila u krijua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO). Kjo ditë festohet për të nderuar dhe vlerësuar mësuesit për kontributin e tyre ndaj nxënësve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Por, në Kosovë kjo ditë po i gjen mësuesit pa festuar!Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që për shkak të grevës pesë javëshe, mësuesit grevistë të mos paguhen për muajin shtator, gjë kjo e cila ka shkaktuar edhe ‘probleme’ në gjendjen financiare të tyre.Shpejtim dhe Durije Hyseni janë çifti janë Prishtina, të dy mësues në shkolla të ndryshme në kryeqytet, ku kredia është vetëm një nga sfidat me të cilat do të përballen në muajin tetor. “Gati diku 120 euro bahen krejt, jo rryma, pastrimi, lifti, pastaj ku janë edhe gjërat tjera për fëmijët, ushqimet dhe produktet ushqimore që është një vlerë kogja e lartë për një muaj me kalu”, tha mësimdhënësja për T7, ndërsa bashkëshorti i saj, Shpejtimi shtoi se këto veprime të Qeverisë janë të papranueshme, dhe siç thotë ai “Qeveria po i shkel të drejtat e punëtorit”.Një mësimdhënës prizrenas, votues i VV-së i ka shkruar një letër publike Minstres së Arsimit, Arbërie Nagavci, i zhgënjyer me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. “Jam shumëfish i zhgënjyer. Kënd ta votoj në të ardhmën, LVV që siç shkruan një inelektual lokal nga Arbana keni prekë në “maxhën” e mesimdhënësit apo ti votojmë partitë opozitare që e zhvatën këtë Kosovë masivisht”, shkruan mes tjerash ai. Letaj nga Prizreni gjithashtu ka përmendur faktin se edhe pesë muaj do të pensionohet, dhe sipas tij nuk e ka paramenduar kurrë që karriera e tij të përfundoj me këtë zhgënjim total. Fejzullah dhe Resmije Morina janë po ashtu një çift tjetër, po të dy mësimdhënës, kanë thënë se po hasin në vështirësi pasi kanë tre fëmijë studentë, shtuar këtu edhe këstin e kredisë prej 430 eurove. “Kemi këstin e kredisë, që duhet ta paguajmë për shkak se na u ka dashtë ta blejmë banesën, pastaj shpenzimet me rrym, studentët në fakultet, këstin e kredisë e kemi 430 euro”, thonë çifti, derisa shtojnë se nuk janë pishman aspak për grevën. “Jo asnjëherë nuk i kemi ra pishman për grevë, në grevë kemi hyrë për shkak të nevojës që kemi pasë për me hy, për shkak se punojmë me paga të ulëta, pa sigurim shëndetësor”, thonë ata.