Doli nga shtypi libri enciklopedik: “ Sali Çekaj- Luftëtar i orëve të para të lirisë së Kosovës“

Libri “ Sali Çekaj- Luftëtar i orëve të para të lirisë së Kosovës“sot e pa dritën e botimit.

Ky libër është libri më i kompletuar që është shkruar deri më tani për luftëtarin e orëve të para të lirisë së Kosovës heroin Sali Çekaj.Libri ka gjithsej 32 kumtesa që paraqiten nga studiuesit, bashkëluftëtarët dhe nga bashkëveprimtarët që kanë vepruar dhe luftuar me heroin dhe kanë ndarë ditët më të vështira te jetës se tyre. Ky libër është kronikë e gjallë nga dora e parë e atyre që punuan e luftuan me heroin. Libri ka gjithsejt 346 faqe. E vërteta historike mund të vonoj por ajo do ti nxjerr në dritë heronjtë që dhanë çdo gjë për lirinë e Kosovës dhe nuk i morën asaj asgjë. Falënderoj të gjithë ata që kontribuan me shkrime, me studime dhe me kujtime që ky libër ta sheh dritën! Në veçanti falënderoj Milazim Marajn, mikun dhe bashkëluftëtarin e heroit Sali Çekaj për angazhimin e palodhur në grumbullimin e shkrimeve ! Një falënderim të veçante edhe për dy shoqatat “Sali Çekaj“ në Zvicërr dhe Gjermani ku kontribut të çmuar dhanë veprimtaret Saim Tahiraj dhe Abas Fejzullahi, si dhe shoqatën “Sali Çekaj “në Gjermani pjesëmarrësin e grupeve të para të UÇK-së Osman Ferizi.Promovimin e librit do ta bëjmë në Zvicërr në bashkëpunim me Shoqatën “Sali Çekaj “në Zvicërr, nga fundi i muajit maj kurse në Gjermani promovimin do ta mbajmë nga pjesa e parë e muajit qershor me Shoqaten Sali Çekaj ne Gjermani. Janë të hapur që të marrin pjesë edhe shumë shoqata dhe organizata tjera në Zvicërr dhe Gjermani si bashkorganizator.Kurse promovimin në Republikën e Kosovës do ta mbajmë ne fillim të muajit korrikë në bashkëpunim me mikun e heroit Sali Çekaj luftëtarin dhe veprimtarin Milazim Maraj.Të gjithë ato shoqata dhe organizata që dëshirojnë të marrin pjesë si bashkëorganizatore në promovimin e këtij libri mund të thërrasin apo shkruajnë në këtë numër të telefonit: 004915162520752 ose 015162520752.Si dhe mundeni të shkruani në email adresën: nue_oroshi@yahoo.de

Ju mirëpret:

Shoqata e Intelektualeve Shqiptar “Trojet e Arbrit“