Dr. Naser Ejupi-specialist i pulmologjisë .;-Shkruar nga Muharrem Qafleshi
I lindur në Zym të Opojës, dr. Naser Ejupi, mjek i afirmuar në Kosovë, ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ka specializuar në pulmologji.
Në kohën e okupimit serb, u themelua Shoqata Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë” në Kosovë, si pjesë e rezistencës përballë pushtimit e dhunës dhe e lëvizjes gjithë-popullore për liri e pavarësi.
Shoqata aktivitetin e kishte shtrirë në shumë segmente të jetës. Kjo shoqatë përpos ndihmave që bënte në sigurimin e popullatës së varfër me ushqime, ajo për këtë kategori njerëzish siguronte edhe veshmbathje, strehim, sigurim në aspektin mjekësor me barëra etj. Këto ishin nevojat me imediate dhe më të nevojshme që kishte kjo popullatë. Kjo ndihmë dhe ky solidaritet ka ndikuar më të madhe që ta mbajë gjallë shpirtin dhe idealin e këtij populli, të cilit i kanosej shfarosja.
Në fshatin Bellobard ishte hapur ambulanca “Nëna Terezë”, për mijëra pacient të Opojës, ku një kontribut të jashtëzakonshëm dhanë edhe disa mjekë opojan e në mesin e tyre u shqua edhe dr. Naser Ejupi, i cili punojë pa orar vetëm e vetëm për të qenë në shërbim të popullatës që kishte aq shumë nevojë për mjekim e barna.
Doktor Naseri, ka qenë gjithmonë pranë pacientit dhe problemeve të tyre shëndetësore, duke u kthyer shpeshherë në mikun e tyre më të mirë.
Ka njohur me mijëra njerëz dhe po ashtu psikologji njerëzore të ndryshme, për pasojë ka marrë më shumë kënaqësi nga fjalët e mira të pacientëve të tij.
Vitet e fundit, bota, por edhe Prizreni me rrethinë u përball me një pandemi të egër shkaktuar nga virusi Sars-Cov2/Covid-19. Dr. Naseri ka qenë një nga mjekët që ka mbajtur peshën më të madhe në përballimin dhe shërimin e pacientëve të shumtë që u shtruan në Spitalin Rajonal të Prizreni, në repartin e pulmologjisë dhe infektives.
Në mungesë të infrastrukturës shëndetësore dhe burimeve njerëzor për përballimin e pandemisë dr. Naseri, u përkujdes që ta bëjë sa më funksionale infrastrukturën ekzistuese shëndetësore dhe atë të burimeve njerëzore në përballjen e pandemisë. Me një fjalë në spitalin rajonal të Prizrenit pati mjaft mangësi për tu përball më një pandemi të përmasave të Corana virusit, por dr. Naseri me një organizim të mirë ia arriti që deri diku t’i tejkalojë vështirësitë.
Për kontributin e madh të doktor Naserit gjatë pandemisë, qytetarët e kanë quajtur me plotë të drejtë edhe si mjek hero.