Dr.Sylejaman Krasniqi, vetëm në ditën e 11 qershorit plot 17 ekzaminime të Rezonancës Magnetike! NE ENDE PUNOJMË!

Dr.Sylejaman Krasniqi,një mjek i përkushtuar në profesionin tij dhe një nga specialistët e rrallë jo vetëm në Kosovë , por edhe më gjerë, duke pa angazhimin që behet në spitalin Prizrenit e pak dihet në faqen e tij të fb ka shkruar,
‘’ Nuk jemi Spitali i Pejës çdo ditë me i tregu numrat e pacientëve ne FB, nuk jemi as Njësia Koronare e Spitalit të Përgjithshëm ne Prizren me i tregu selfiet dhe fotografitë me ngjyra nga trajnimet e shumta qe dikush ju ka siguruar (po ata janë pak si te perkdhelun!). Ne jemi Departmenti i Radiologjisë ne Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit qe në këtë zgafellën tonë punojmë çdo ditë por askush nuk na përmend e as që don me dit për ne! Por është puna jonë që flet shumë: vetëm në ditën e 11 qershorit plot 17 ekzaminime të Rezonancës Magnetike! Një teknik dhe radiolog i vetëm për tërë atë punë! Pasi që askujt nuk i bie në mend me na falënderua unë po e “keqpërdori” FB që ti falënderoj tan kolegët Radiologë si dhe stafin e bachellorëve të Radiologjisë për këtë punë të vyeshme e të palodhshme! NE ENDE PUNOJMË! ‘’/QendraPress/

