Dr Xhevat Hasani edhe njëherë e ngriti ndjenjën atdhetare për Sanxhakun me ligjëratë dhe faktografi shkencore

Të premten në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren,në Amfiteatrin e Fakultetit të Ekonomisë Prof. Dr. Xhevat Hasani ,ka mbajtur ligjëratën me temën: Sanxhaku i Pazarit të Ri, ku me këtë rast Dr.Hasani ka folur për Historinë ,Kulturën dhe , Gjuhën si dhe ,Politikën e , Gjeografinë me ,Identitetin Kombëtar. Të atyre banorëve nëpër kohë Prof Dr Xhevat Hasani .Ai ka theksuar se që në vitin 1992 kanë formuar një lidhje më Sanxhakun duke bashkëpunuar me shumë atdhetar të asaj ane bashkë me dëshmorin Selman Lajçi. Derisa ka folur për identitetin popullatës së sanxhakut të sotëm tha se ata që u islamizuan mbeten ende shqiptar , por që deklarohen si boshnjak të Sanxhakut, Kurse ata që nuk e pranuan besimin islam ata tashmë u asimiluan në popull ose serbë ose malazez .Përderisa popullata e Sanxhakut të Pazarit të Ri tha se ishin dikur shqiptar ,Prandaj, tha se mund të themi se Sanxhaku është janë kripto -shqiptar. Pastaj ka folur edhe për Çele Kullën e cila është ngritur nga eshtrat e shqiptarëve. Kurse atje është formuar Këshilli Nacional Shqiptar në Sanxhak. I cili pastaj ka folur edhe Armina Nuraj,e cila tha se kur i kishte vetëm 12 vjet e kuptoi që ishte shqiptare . Ai pastaj tha se qeveritë tona dhe ne duhet ti kthejmë sytë ka Sanxhaku. Pastaj ka përmendur edhe trimat që kanë luftuar për Sanxhakun ;Sylejman Vokshi, Jakup Ferri, Ali Pashë Gucia Aqif Blyta Shaban Polluzha me 3000 ushtarë pati shpëtuar gjencodin serbë mbi atë popullatë. Po kështu në sanxhak pati edhe Lëvizje kaçake ku dallohet Jusuf Mehani në krye të kësaj lëvizje. Tha në fund të kësaj ligjërate ai ka falënderuar rektorin dhe stafin e Universitetit ‘’Ukshin Hoti’.’/QendraPress/