Dr.Xhevat Hasani, të premten ligjëron temën për Sanxhaku i Pazarit të Ri

Të premten në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren,në Amfiteatrin e Fakultetit të Ekonomisë Prof. Dr. Xhevat Hasani ,Do ta ligjërojë temën: Sanxhaku i Pazarit të Ri, ku do të përfshihen ;Historia ,Kultura , Gjuha ,Politika , Gjeografia ,Identiteti Kombëtar. Prof Dr Xhevat Hasani , është një personalitet e atdhetar që i ka parapri përgatitje si shëndetësore, ekonomike dhe psikologjike luftës së lavdishme të UÇK-së.Dr Xhevati me veprimtarinë e tij atdhetare në diasporë ka qenë njëri ndër veprimtarët e dalluar që pa lodhur ka kontribuar në lëmi të ndryshme për shqiptarizëm. Andaj, kjo ligjëratë në vete përmban shumë faktografi që duhet ditur për popullatën e Sanxhakut të Pazarit të Ri. Mos mungoni në këtë ftesë .
Ftesë
Ligjëratë me Prof. Dr. Xhevat Hasani
Tema: Sanxhaku i Pazarit të Ri
Historia | Kultura | Gjuha | Politika | Gjeografia | Identiteti Kombëtar | etj.
11.04.2025( e premte)
13:00
Amfiteatri i Fakultetit të Ekonomisë,
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren
/QendraPress/