Drejtori Çelë Lamaj dhe  kuvendarja Fusha, takojnë  banorët të lagjes ‘’Kurrilla’’

Drejtori Çelë Lamaj dhe  kuvendarja Fusha, takojnë  banorët të lagjes ‘’Kurrilla’’    Me kërkesën e banorëve të nëndegës “7 Shtatori”, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike (DSHP) Çel[ Lamaj, pranoi pozitivisht thirrjen për të vizituar lagjen Kurillë. Sot, së bashku me zyrtaren Hatixhe Përzella,  realizuan një vizitë në terren ku u analizuan nevojat prioritare për ndërhyrje në infrastrukturë, kanalizim dhe rrjetin e kabllove nëntokësore. Gjatë vizitës u evidentuan problematikat kryesore dhe u diskutuan hapat e mëtejshëm për përmirësimin e kushteve në këtë zonë, shkruan  kuvendarja  Ymran Fusha. Derisa  drejtori Lamaj pohon se ‘’ Me kërkesën e banorëve të nëndegës “7 Shtatori”,  pranova  thirrjen për të vizituar lagjen Kurillë. Sot, së bashku me stafin e drejtorisë tonë pata kënaqësinë sẽ bashku me Hatixhen tẽ takojë ; Ymranen, Bashkimin, Edin, Albanin dhe disa banorẽ tẽ tjerẽ tẽ cilẽt punojnẽ çdo ditẽ pẽr lagjen e tyre Kurillẽn- sẽ shpejti do tẽ ndërhyjmë me disa projekte nẽ kẽtẽ lagje- me NE Prizreni mẽ i bukur, shprehete ai./QendraPress