Drejtori Çelë Lamaj, pohon, se këtë vit do të funksionalizohen hapësira për varret në Landovicë.

Draft Rregullore për varrim dhe Mirëmbajtjen e varrezave të reja të Prizrenit në Landovicë. Këtë takim e hapi Ymer Berisha, i cili njoftoi lidhur me këtë dokument që po diskutohet sot. Në këtë takim morri pjesë edhe drejtori Çelë Lamaj, drejtor i Shërbimeve Publike dhe stafi profesional i kësaj drejtorie deri më datën 20 maj, pranohen edhe propozime tjera.
Drejtori Çelë Lamaj, tha se sot, kemi një draft rregullore dhe tashmë nevojat janë domosdoshmëri,Me ardhjen në qeveri kryetari Totaj, dhe presim që gjatë këtij viti do të rregullohet .Pas shumë diskutimeve kemi ardhur deri në këtë ditë dhe besojmë se së shpejti do të gjejnë dhe e kanë gjetur lokacionin e përshtatshëm. Lokacioni prej 55 hektarëve hapësire të konsideruar. Me këtë rast apelojë edhe komunitetin fetar që sa më parë të ofrojnë edhe sugjerimet e tyre për këtë draft rregullore tha drejtori Lamaj. Besim Kryeziu, nga komuniteti protestantë tha se nuk ka pasur njoftim lidhur me këtë draft Rregullore. Drejtori Lamaj tha se besojë se do të keni mundësi plotësimi për këtë.
Derisa drejtori Lamaj për mikrofonin tonë tha se këtë vit,besojnë se do të funksionalizohen hapësirat për varrezat e reja .E besohet se edhe tashmë edhe kompania përfituese për këtë destinim do të jep maksimumin e mundshëm./QendraPress/