Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka pritur sot ,në takim përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Samir Hoxha në takim me përfaqësuesit e OVL-UÇK-së: Ruajtja e trashëgimisë së luftës është amanet për brezat. Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, Isa Berisha dhe Malush Fanaj.

Gjatë takimit u diskutua rëndësia e mbrojtjes dhe ruajtjes së objekteve që lidhen me luftën çlirimtare të Kosovës, si pjesë e pandashme e trashëgimisë kombëtare.

“Sot pata nderin të pres përfaqësuesit e OVL-UÇK-së në Prizren. Biseduam për rëndësinë e ruajtjes së objekteve që lidhen me luftën tonë çlirimtare – vende që mbajnë gjurmët e sakrificës, që flasin për qëndresën dhe përkushtimin për liri”, u shpreh Hoxha.Sepse edhe vetë Samir Hoxha ishte luftëtarë në Betejën e Koshares  edhe pse në moshë shumë të re.

Ai theksoi se këto objekte nuk janë vetëm struktura fizike, por bartin vlera historike dhe emocionale të pazëvendësueshme. “Këto ndërtesa nuk janë thjesht mure – janë dëshmi të gjalla të historisë sonë, dhe si të tilla duhet të ruhen me kujdes e respekt. Sepse ruajtja e trashëgimisë së UÇK-së është nder për ne dhe amanet për brezat që vijnë”, tha ai.