Drejtori i Sptalit në Prizren,priti përfaqësuesit e Shoqatës së Pacientëve.

       Drejtori i Sptalit  të Përgjithshëm në Prizren.,Osman Hajdari priti përfaqësuesit e Shoqatës së Pacientëve.Ai me këtë rast njoftoi

       ‘’Sot, në kuadër të World Kidney Day( Ditës Ndërkombëtare të Veshkës), zhvilluam një vizitë të veçantë në Repartin e Hemodializës të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Mirëprita përfaqësuesit e Shoqatës së Pacientëve (PRAK), z. Agron Bytyqi, drejtor ekzekutiv, z.Besim Kodra, drejtor i programeve, dhe znj. Vjollca Gugule, Kryetare e Këshillit të Pacientëve në Komunën e Prizrenit.

Gjatë takimit me ta, diskutuam për kushtet dhe shërbimet për pacientët në dializë, sfidat e përditshme dhe mundësitë për përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Dëgjuam përvojat e pacientëve tanë, të cilat do na shërbejnë për ide për avancimin e shërbimit.

Bashkëpunimi ynë me institucione shëndetësore dhe organizata që përfaqësojnë pacientët është kyç për të përmirësuar kushtet dhe për të avancuar kujdesin për pacientë.

Shëndeti i pacientëve tanë është prioritet i yni, andaj si menaxhment i spitalit do të vazhdojmë me investime të rëndësishme për përmirësimin e kushteve infrastrukturore.’’/QendraPress/