Drejtori i Turizmit Ramadan Tarashaj, pohon jemi të përkushtuar për të bërë Prizrenin shembull të turizmit në Rajon

Prizreni, tashmë është bërë njëri nga qytetet më të vizituara dhe njeri nga qytetet që tashmë po bëhet një shembulli i zhvillimit të turizmit, Lidhur me këtë zhvillime sot, kemi intervistuar drejtorin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit ekonomik në Prizren Ramadan Tarashaj, i cili me këtë rast ka folur për faktin se vetëm në periudhën janar- prill, sipas shënimeve të kësaj drejtorie e kanë vizituar 92 mijë, turistë jo vetëm nga Evropa por edhe përtej Atlantikut
Po kështu ai me këtë rast ka folur edhe për panairet e shumta që i ka të shumta kjo drejtori duke filluar nga ato në ;Turqi, Berlin, Prishtinë, Tetovë e në Prizren.
Kurse drejtori Tarashaj me këtë rast ka folur edhe për projekte e rëndësishme që i ka në zhvillimin e turizmit rural dhe malor. Këtu ka veçuar ujëvarën e Korishës, tashmë edhe projektin e fundit që lidhë fshatrat Kobanje-Vlashnje dhe Muradem e kështu me radhë
Kurse ai ka folur edhe për prioritet që i ka tashmë kjo drejtori si dhe synimin që kjo drejtori ka marrë për obligim që Prizrenin ta bëjë shembull në rajon.