Drejtori Osman Hajdari pohon:Ne si spital për shëndet nuk i njohim kufijtë

Sot,në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”,në Prizren për një vizitë  falenderuese kanë bërë një vizitë zyrtare Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë z. Petrit Malaj i bashkëshoqëruar nga ministri në detyrë  Arben Vitia. Mysafirët I ka pritur  kryeshefi i Spitalit të përgjithshëm të  Prizrenit  Osman Hajdari, bashkë me stafin udhëhëqës  të këtij spitali. Me këtë rast drejtori Osman Hajdari,tha se qyetetarët e shtetit shqiptar në spitalin tonë  kanë kryer ,gjatë  vitit  2025, në  emergjencë  shërbime dhe hospitalizime  janë kryer 719, raste ambulantore gjithashtu mbi 700 , gjithsejt janë kryer 3200 vizita specialistike e po kështu duhet vequar  shërbimet  në hemodializë I kemi 14  pacientë. Dua të them se sa i përket shëndetit ne nuk kemi kufi dhe pastaj  ka  vazhduar.

Derisa  Ministri në detyrë Arben Vitija, ka falenderur secilin nga këta mjekë  infrmiere dhe staf  të këtij spitali. Pastaj  ka theksuar se drejtori Osman Hajdari, nuk ndalon se kërkuari ivestime në këtë spital për ta rregulluar kushet sa më të mira.

Gjatë vizitës, Ambasadori  me drejtuesit e spitalit  një fjalimin e  rastit para punëtorëve shëndetësorë,ka shprehur  mirënjohje për kontributin e tyre ndër vite në shërbim të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, veçanërisht atyre nga Qarku i Kukësit Hasit dhe Malësisë.Këtu sot jamë  si një  shqiptar që  dua të percjell falenderimin e madh të kombit tim.Me shumë emocione ai pastaj ka vazhduar edhe shumë respekt që ka për spitalin dhe Prizrenin.

Pas kësaj  ambasadori Malaj i ndau një mirënjohje për Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit e po kështu edhe drejtori I përgjithshëm Osman Hajdari ia ndau një mirënjohje  ambasdorit.