Drejtori Shehu,pohon se administrata e komunës së Prizrenit shton stafin shërbyes në shërbim të bashkatdhetarëve tanë.

Tani ku jemi pikërisht në sezon e rikthimit të bashkatdhetarëve tanë në vendlindje, Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit Edin Shehu, pohon se administrata e komunës së Prizrenit ka shtuar stafin shërbyes që të jenë në shërbim sa më të mirë të bashkatdhetarëve tanë. Ai tregon se këtë veprim e kanë bërë edhe viteve tjera dhe kanë pa se është treguar i suksesshëm. Kurse ai me këtë rast ka potencuar se Administrata në Prizren vetëm në periudhën Janar- Qershor 2025 ka kryer mbi 250 mijë shërbime ndaj qytetarëve, Kurse vetëm sektori i gjendjes civile ka kryer 60 mijë shërbime në interes të qytetarëve. Ai me këtë rast nuk ka harruar të rikujtojë edhe faktin se janë duke shqyrtuar mundësin që ky staf shërbyes i administratës së Komunës së Prizrenit për prridhen sa janë këtu bashkatdhetarët tanë të punojnë edhe ditëve të shtuna. Ai duke uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve tanë në vendlindje pohon se ne do të jemi tërësisht në shërbim te nevojave të tyre ,sepse ata janë pjesë e ndritur e jona tha Edin Shehu, drejtori që po shënon suksese tepër të mira në komunën e Prizrenit.