Drejtoria e Inspektorateve ka ndërmarrë aksion për lirimin e hapësirave publike.

                Drejtori i Drejtorisë së Inspektorateve Islam Ukimeri,  njofton se kjo drjtori ka ndërmarrë aksion për lirimin e hapësirave publike, duke larguar pengesat nga rrugët dhe trotuaret e qytetit. Aksioni përfshiu rrugët: “Ersan Mazreku”, “Edit Durham”, “Rrustë Kabashi”, “Muhaxherëve”, “Zahir Pajaziti”, “Rifat Krasniqi”, “Fehmi Lladrovci”, etj., me qëllim përmirësimin e kushteve të lëvizjes për qytetarët. Ai tha se  tani  për tani këto aktivitete janë kryer  vetëm më  inspektorët komunal, por  nëse  do ët jete nevojë   në të ardhmen do të  ftojmë në mbështetje edhe  policinë e ksobvës tha ai. Aksione të këtilla do të ketë në vazhdimësi!