Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore nënshkruan sot Memorandum Bashkëpunimi

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore nënshkruan sot Memorandum Bashkëpunimi për zhvillimin e një platforme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit, që ka për qëllim restaurimin e objekteve historike, duke përfshirë ndërtesën e Gjahtarëve në Qendrën Historike të Prizrenit, e cila do të fillojë restaurimin në vitet 2025-2026.
Ky Memorandum ka rëndësi të veçantë për mbrojtjen e pasurive kulturore të qytetit, derisa projekti do të kontribuojë në ruajtjen e identitetit kulturor të Prizrenit.