Drejtoria e QKMF-së njofton orarin e ri te vaksinimit për disa lokalitete

Njoftojmë banorët e lagjes ‘’Arbana’’ dhe fshatrave Atmaxhë dhe Landovicë, se nga data 21.09.2020 shërbimet shëndetësore mund ti marrin në QKMF Prizren dhe QMF Jeta e Re.
Fëmijët e Lagjes Arbana të cilët duhet të vaksinohen sipas kalendarit të rregullt, shërbimin do ta marrin në QMF Jeta e Re.
Arsyeja e këtij ndryshimi është se së shpejti do të filloj ndërtimi i objektit të ri të QMF-së Arbanë, nga ana e Drejtorisë së Shëndetësisë së Komunës së Prizrenit.
Falënderojmë qytetarët për mirëkuptim!