Drejtoria e Shërbimeve Publike ,në Prizren ka filluar punimet në lagjen ‘’Dardania’’

     Në vazhdën e aksioneve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, kanë filluar punimet për rregullimin e hapësirës publike në lagjen “Dardania”, përgjatë rrugës kryesore, si pikë e rëndësishme në hyrje të qytetit.

Po hiqen sipërfaqet e betonizuara dhe po pastrohen mbeturinat, përfshirë ato inerte, ndërsa hapësirat po transformohen në zona të gjelbëruara dhe parqe për banorët. Një tjetër hap drejt Prizrenit më të pastër, më funksional dhe të gjelbër.